Argëtimi është një nga elementet e jetës së qytetarëve të një metropoli. Ne kemi menduar të mbledhim në një vend të gjitha mundësitë e argëtimit që ofron Tirana si qytet. Lista do pasurohet vazhdimisht dhe ne do e publikojmë të përditësuar herë pas here:
Më poshtë do gjeni Listën e Argëtimeve në Tiranë:
Kategoria I: ARGËTIME NË NATYRË
- Shëtitje në parkun e kodrave të liqenit artificial të Tiranës. Për të gjithë adhuruesit e natyrës një shëtitje në pyllin e parkut të liqenit është një kohë e shpenzuar mes qetësisë, ajrit të pastër dhe bukurisë së parkut. Kosto: 0 lekë/person
- Vizitë në Parkun Kombëtar në Malin e Dajtit. Për të apasionuarit ndaj natyrës dhe maleve, Tirana ofron një destinacion tepër të veçantë shumë pranë saj, Parkun Kombëtar në malin e Dajtit. Parku është një destinacion i pasur me bimësi e kafshë të ndryshme, si edhe ka vende shumë të bukura me livadhe ku mund të luash e të bësh barbeky. Shëtitjet me kalë janë një argëtim tjetër që ofrohet atje (çmimi 200 lekë/personi për 20 min). Që aty lart mund të shohësh pamje të mrekullueshme të qytetit të Tiranës. Brenda parkut ndodhen disa restorante tradicionale e të tipit modern me ushqim të shijshëm e panorama fantastike.
Mali i Dajtit mund të arrihet me makinë apo me teleferik. Udhëtimi me makinë deri te kampi zgjat rreth 45 min dhe përveç karburantit në hyrje të parkut duhet të paguhet një taksë prej 250 lekë/makinë dhe 100 lekë/person (shënim: rruga është e prishur vende - vende ndaj rekomandohen makina të larta; në dimër makina duhet të pajiset me zinxhirë).
Udhëtimi me teleferik është një përvojë e veçantë dhe realizohet nga teleferiku "Dajti Ekspres", bileta kushton 500 - 700 lekë/person vajtje ardhje në varësi të numrit të personave në grup. Për më shumë vizitoni:http://www.dajtiekspres.com/
- Shëtitjet me biçikletë. Biçikleta me qera mund të gjenden pranë digës së liqenit te Parku i Kodrave të Liqenit Artificial nga kompania Ecovolis. Një shëtitje shumë e këndshme përmes freskisë dhe panoramës së mrekullueshme të pyllit dhe liqenit.
Kategoria II: ARGËTIME KULTURORE
- Filma në kinema
Për adhuruesit e ekranit të madh, Tirana ofron shfaqjen e filmave shqiptarë, hollivudiane dhe atyre të kinemave të tjera të huaja në:
Në kinemanë imperial tek qendra Kristal mund të shihen filma në formatin 3D.
Kosto: 250 - 700 lekë/person në varësi të orarit dhe filmit që shfaqet.
- Opera & Koncerte
+ Teatri i Operas dhe Baletit (TOB)
- Shfaqje Teatrale
+ Teatri Kombëtar
+ Teatri Metropol
- Vizitë në Muze dhe vende të tjera historike
+ Muzeu Historik Kombëtar
+ Kulla e Sahatit të Tiranës
- Shfaqje Cirku
KATEGORIA III: SPORTE & LOJRA
- Patinazh në Pistë Akulli
+ Brenda kompleksit tregtar City Park në autostradën Tiranë - Durrës. Bileta kushton 500 lekë/person.
+ Brenda kompleksit "Brraka", në rrugën Tiranë - Elbasan. Bileta kushton 500 lekë/person.
- Lojra argëtuese (bouling, ping pong, bilardo)
+ Kompleksi "Tajvan" në qendër të Tiranës ka sallë bouling, pingpong dhe bilardo në katin nëntokësor. Bileta 300 - 500 lekë/person në varësi të numrit të lojrave që luan. Po në këtë kompleks ka bare, restorant, Steak House, kazino si edhe një shatërvan të madh në pjesën para kompleksit.
+ Kompleksi "Blur" në rrugën Tiranë - Elbasan, mbrapa qendrës tregtare TEG, ka disa pista bouling. Mund të shkohet me autobusët falas të qendrës tregtare, parkimi është falas. Çmimi 300 - 500 lekë/person në varësi të numrit të lojrave që luhen.
- Sporte
- Lodra për fëmijë
+ Parku i lodrave "7 Xhuxhat" në bulevardin Bajram Curri.
+ Parku i lodrave pranë pishinave te liqeni artificial.
- Vallëzime
KATEGORIA IV: SHOPPING
- Panaire
- Shopping në Qendrat Tregtare. Në Tiranë dhe në periferitë e saj gjenden disa qendra tregtare, të cilat ofrojnë shumëllojshmëri dyqanesh si dhe mundësi të tjera argëtimi.
+ Qendra tregtare COIN. Ndodhet në rrugën Papa Gjon Pali II, në një nga zonat preferenciale në Tiranë. Qendra ka katër kate: njëri me bar - restorant dhe të tjerat dyqane. Për më tepër vizitoni: www.coin.al
+ Qendra Tregtare Univers (QTU). Ndodhet në autostradën Tiranë - Durrës km 6. Aty mund të shkohet me autobus pa pagesë që niset në qendër të qytetit; parkimi i makinave është falas. Për më tepër vizitoni: www.qtu.al
+ Tirana East Gate (TEG). Ndodhet në rrugën Tiranë - Elbasan, mund të shkohet me autobus pa pagesë që niset në qendër të Tiranës, parkingu i makinave është falas. Përveç 180 dyqaneve të larmishme, qendra përmban një librari të madhe, disa ambjente shplodhëse bar kafe, një food court si edhe një kinema 3D për të rinj. Për më tepër vizitoni: www.teg.al
+ Qendra tregtare KRISTAL. Ndodhet në rrugën Komuna e Parisit dhe përmban dyqane, supermarket, dy salla kinemaje dhe ambjente shplodhëse bar kafe. Në qendër mund të shkohet me autobus urban, bileta kushton 30 lekë/person. Parkimi i makinave për një orë është falas, më pas kushton 150 lekë/orë. Për më tepër vizitoni: www.facebook.com/pages/Qendra-Kristal
+ Kompleksi Tregtar CITY PARK. Ndodhet në autostradën Tiranë - Durrës, km 15, dhe përmban një shumëllojshmëri dyqanesh, hipermarket, shumë ambjente shplodhëse bar kafe dhe fast food, një pistë patinazhi me akull, së shpejti një kinema si edhe shumë lojra argëtuese për fëmijë të shpërndara nëpër kompleks. Mund të shkohet me autobus pa pagesë dhe parkimi është falas. Për më tepër vizitoni: www.cityparkalbania.com
+ Europian Trade Center (ETC). Ndodhet në bulevardin Bajram Curri në qendër të Tiranës. Qendra përbëhet nga 4 kate dhe përmban dyqane, supermaket dhe disa ambjente shplodhëse bar kafe.
Në Tiranë gjenden edhe disa qendra të tjera tregtare relativisht të vogla.
KATEGORIA V: JETA E NATËS
- Klubet e Natës