Monday, March 11, 2013

Rreth Nesh


         Qyteti i  TIRANëS


    TIRANA është një qytet ka pësuar ndryshime shumë të mëdha demografike dhe infrastrukturore dy dekadat e fundit. Sipas statistikave të botuara nga INSTAT, në qytetin e Tiranës banojnë rreth 455,000 banorë ose 123,689 familje.
 
         Banorët e Tiranës përbëhen nga dy grupe të mëdha: qytetarët e vjetër të Tiranës (tironsit, siç quhen ndryshe) dhe qytetarët e rinj të saj (tiranasit, siç thirren rëndom), që janë zhvendosur aty vitet e fundit. dy këto grupe duhet të përshtaten që të krijojnë qytetarin e Tiranës të viteve 2000.



Qëllimi:

Të krijohet një organizim i qendrueshem, që do quhet Programi "QENDRA E EDUKIMIT & LIRIVE QYTETARE", i cili do të shërbejë për të ndihmuar qytetarët e Tiranës që të bashkëjetojnë më mirë sëbashku, përmes veprimtarive dhe nismave konkrete që përfshijnë vetë anëtarët e komunitetit. 


Pse Edukim Qytetar ?

Qytetaria jonë pasqyron se kush jemi, si jetojmë me njëri - tjetrin dhe çfarë njerëzish do të jenë femijët tanë në të ardhmen. Koncepti ynë për qytetarinë tregon se si ndërveprojmë me qytetarët e tjerë dhe vizionin tonë për shoqërine ideale.  


Çfarë është Edukimi Qytetar ?

Edukimi Qytetar është përgatitja e individëve për të marrë pjesë si qytetarë aktiv në Demokraci. Qytetaria Aktive i referohet marrëdhënies midis individëve dhe shtetit, si edhe ndërmjet individëve të një shteti. Qytetaria nuk është diçka që ndodh vetëvetiu. Ajo mund të zhvillohet vetëm kur një numër i konsiderueshëm njerëzish, kanë dëshirën të shërbejnë si qytetarë për të qeverisur veten e tyre. Edukimi Qytetar nuk është vetëm të mësojmë se si të jemi qytetarë të mirë tani, por edhe si të praktikojmë qytetarinë tonë, dhe të jemi qytetarë më të mirë në të ardhmen.


Rëndësia e Edukimit Qytetar

Edukimi Qytetar është i rëndësishëm, pasi çdo shoqëri ka nevojë që njerëzit të kontribuojnë në mënyrë sa më efektive, në rrugë të ndryshme, për një komunitet më të shëndoshë, për një mjedis më të mirë dhe një zhvillim sa më të qendrueshëm. Përvetësimi i të drejtave dhe përgjegjësive sociale, kontribuon direkt në zhvillimin e një shoqërie pjesëmarrëse dhe vendimarrëse.


PARIMET e PROGRAMIT QELQ:

Parimi i Punës Vullnetare - çdo kontribut nga ana e bashkëpunëtorëve & pjesëmarrësve është pa asnjë lloj pagese (me përjashtim të stafit të projekteve të sponsorizuara).
Parimi i Organizatës Jo-fitimprurëse - programi është pjesë e një organizate jo-fitimprurëse.
Parimi i Veprimeve Konkrete - programi QELQ fokusohet vetëm në zgjidhjen e problemeve të komunitetit, përmes nismave & veprimtarive konkrete.
Parimi i Depolitizimit - programi është a-politik.
Parimi i Gjithpërfshirjes - çdo qytetar i Tiranës mund të bëhet bashkëpunëtor i programit QELQ. Programi bashkëpunon me të gjitha  institucionet/organizatat/kompanitë e ligjshme, që mund të ndihmojnë  në zgjidhjen e problemeve të komunitetit.
Parimi i Kostos Minimale – çdo aktivitet, që është pjesë e programit QELQ do të realizohet me kosto minimale apo mundësisht me kosto monetare zero.


         Problemet që adreson PROGRAMI QELQ:
Respektimi i Rregullave të Bashkëjetesës në komunitet
Njohja e të Drejtave & Detyrimeve Qytetare
Trajtimi i Grupeve në Nevojë (të moshuarit, fëmijët, paraplegjikët, jetimët, etj.)
Diskriminimi brenda për brenda Komunitetit (romët, të ardhurit, etj.)
Marrëdhënia me Administratën Publike
Mirëmbajtja e Ambjenteve & Hapsirave të përbashkëta (zhurmat, ndotja e ajrit, etj.)


Mënyrat e Pjesëmarrjes në PROGRAMIN QELQ:
Programi QELQ lejon tre lloje pjesëmarrjesh:
1.  Bashkëpunëtorët– regjistrohen në regjistrin e bashkëpunëtorëve dhe janë qytetarë që aktivisht marrin pjesë në krijimin e nismave dhe veprimtarive të programit si edhe në zbatimin e tyre.
2. Pjesëmarrësit – janë qytetarë që bëhen pjesë e nismave dhe veprimtarive të veçanta që organizohen brenda programit.
3. Sponsorët – janë organizata apo individë të cilët kontribuojnë në aktivitetet e programit përmes donacioneve në vlera monetare, në mall apo shërbime ekspertize profesionale. Sponsorat do regjistrohen në Regjistrin e Kontributeve & Donacioneve.





No comments:

Post a Comment