Në listën e problematikave që trajton Programi "Qendra e Edukimit & Lirive Qytetare" është edhe ndotja e ajrit në qytetin e Tiranës. Duke ndjekur me vëmendje punën që po bën pushteti lokal në lidhje me këtë çështje, Ne kemi menduar për zgjidhje që mund të ofrojë vetë komuniteti për përmirësimin e kësaj situate, që dëmton shëndetin tonë me pasoja të dhimbshme për jetën e çdokujt.
Nisma "TIRANA JONË E LULËZUAR" fton të gjithë qytetarët e Tiranës të shtojnë 5 vazo të reja me lule natyrale nëpër ballkonet/dritaret e shtëpive apo vendet e tyre të punës. Përmes këtij veprimi brenda 12 muajsh ne do mundësojmë shtimin e 600,000 vazove të reja me lule nëpër Tiranë, të cilat do ndikojnë në pastrimin e ajrit si edhe në përmirësimin e panoramës që ne shohim çdo ditë nëpër rrugët e Tiranës.
Na lejoni t'iu informojmë sa kushton shtimi i 5 (pesë) vazove të reja me lule natyrale në shtëpinë/biznesin tuaj.
Sipas llogarive tona, nevojitet një buxhet prej 2,000 lekë të reja.
Blerja e vazove: 5 x 200 lekë/vazo = 1,000 lekë
Blerja e luleve të vogla: 5 x 150 lekë/lule = 750 lekë
Blerja e dheut & humus: 5 x 50 lekë/thes = 250 lekë
TOTALI: 2,000 LEKË
Kjo është kosto kur ju blini çdo gjë, pasi ju mund të merrni degëza lulesh nga miqtë e të afërmit tuaj duke e ulur koston e blerjes së luleve. Pjesa tjetër është përkujdesje dhe disa minuta kohë në ditë.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne duke na sjellë me e-mail te: edukimiqytetar@gmail.com foto dëshmi të vazove me luleve në shtëpitë/bizneset tuaja, si edhe të ndani me miqtë tuaj idenë e nismës tonë.
Në vijim do përditësojmë informacionin për këtë nismë duke publikuar foto të pjesëmarrësve, që do i bashkohen nismës tonë:
- Fotot e sjella nga pjesëmarrësja e parë në Nismën "TIRANA JONË E LULËZUAR" - diku në rr. Mine Peza, Tiranë
![]() |
![]() |
![]() |
Rr. Mine Peza, Tirane |
![]() |
![]() |
Add caption |
![]() |
Add caption |
![]() |
Add caption |
No comments:
Post a Comment